Presidenti i vendit Ilir Meta ka njoftuar ditën e sotme një konferencë urgjente për media.
Konferenca e Kreut të Shtetit do të mbahet në Presidencë, në orën 11:00.
“Sot ne ora 11:00, konference per mediat e Presidentit te Republikes, Ilir Meta”, thuhet në njoftim.
Konferenca mbahet në një kohë kur Gjykata Kushtetuese pritet të shpallë nga dita në ditë vendimin për shkarkimin ose jo të Kreut të Shtetit.





