Gjykata ka rrëzuar kërkesa e Partisë Demokratike për përjashtimin e gjyqtarit Agron Zhukri, i cili do të shqyrtojë çështjen e statutit të Partisë Demokratike të Kuvendit të 11 Dhjetorit.
Zhukri është gjyqtari i përcaktuar me short, për të shqyrtuar çështjen e ndryshimeve të bëra në statutin e Partisë Demokratike në Kuvendin e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha më datë 11 dhjetor.
Zhukri dha dorëheqjen nga gjykimi i çështjes, me pretendimin se kishte konflikt interesi, por gjykata vendosi të mos e pranojë dorëheqjen e tij.
Nga ana tjetër sipas sqarimit të dhënë nga Gjykata e Tiranës, regjistrimi i statutit është një kërkesë që bëhet mbi ligjin për partitë politike, gjë që nuk e bën të papajtueshëm me funksionin ndaj nuk është pranuar dorëheqja.





