Partia Demokratike ka dërguar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, kërkesën për regjistrimin e kandidatëve të saj për 6 bashkitë për zgjedhjet vendore të 6 marsit.

Selia blu ka dërguar në KQZ kërkesën për regjistrimin e Indrit Sefës si kandidat për bashkinë e Lushnjes, Luan Hotin për Durrësin dhe Xhemal Bushatin për Shkodrën.

Këtë e ka konfirmuar edhe përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në KQZ, Marash Logu. Përmes një postimi në rrjete sociale, ai shkruan se ka dorëzuar dokumentacionin zyrtar të kandidatëve të PD-së për zgjedhjet e 6 marsit.

Postimi i Marash Logut:

Sapo dorëzuam në KQZ, dokumentacionin zyrtar të kandidatëve të Partia Demokratike e Shqipërisë. Suksese përfaqësuesve të vetëm të demokratëve në zgjedhjet e 6 Marsit: Xhemal Bushati në Shkodër, Luan Haka në Dibër, Ymer Marku në Vorë, Ferdinand Saraci në Rrogozhinë, #LuanHoti në Durrës dhe Indrit Sefa në Lushnjë.

D8f93b70 D90d 45bd A83c 976defe98aca
403289de 462d 4770 Ab19 C96e6839ef13 (1)
Fce2b792 2472 4d12 Bda0 0ddccb8c8cb0