Pasi fitoi betejën përballë kreut të FSHF-së, Armand Duka, vjen një reagim nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj. Përmes një reagimi në Twitter, Veliaj tha se beteja u fitua për Tiranën.

Në cilësinë e aksionerit në klubin e Tiranës, kryetari i Bashkisë bëri një kallëzim në Gjykatën e Tiranës, me këtë të fundit që i ka dhënë të drejtë pikërisht Erjon Veliajt duke hedhur poshtë të gjithë vendimet e marra nga Shoqata Rajonale Tiranë.

REAGIMI I VELIAJT
Betejen per Tiranen e fituam! Ju falenderoj te gjitheve nga zemra qe besuat e mbeshtetet kauzen e pastrimit te llumit nga futbolli! Gjykata foli, le ta respektojme! Por duhet qe secili te beje betejen e vete ne cdo qytet, te pastrohet sporti nga bandat!

foto galeri