Policia e Elbasanit ka arrestuar dy shtetas të shpallur në kërkim, pasi janë dënuar me 6 muaj burg për vjedhje.
Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale: Xh. M., 21 vjeç, dhe N. H., 23 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale në DVP Elbasan, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruar në rrugë operative, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar:
-Xh. M., 21 vjeç, banues në lagjen Syrja Dylgjeri, Elbasan.
-N. H., 23 vjeç, banues në lagjen 5 Maji, Elbasan.
Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, i ka dënuar këta shtetas me 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga Kodi Penal.





