Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, ka inspektuar ecurinë e punimeve për ndërtimin e qendrës së strehimit dhe trajtimit të kafshëve pa pronarë në njësinë administrative Katund i Ri.
Sipas Sakos, qendra do të kontribuojë në rritjen e sigurisë publike, ndërsa do të ofrojë kujdes veterinar dhe kushte të përshtatshme për kafshët endacake. Objekti do të ketë ambiente qëndrimi, laboratorë analizash, sallë operacioni dhe hapësira shërbimi.
Postimi i plotë:
Duke inspektuar punimet për ndërtimin e qendrës së strehimit dhe trajtimit të kafshëve pa pronarë ![]()
në njësinë administrative Katund i Ri.
Kjo qendër do të kontribuojë në rritjen e sigurisë publike dhe do të garantojë kujdes e trajtim veterinar si dhe kushte të përshtatshme për kafshët endacake.
Qendra ofron ambiente qëndrimi, laboratorë analizash
, sallë operacioni dhe hapësira shërbimi.
Krahas trajtimit dhe mbrojtjes së kafshëve, projekti synon të mbështesë edhe rritjen e mundësive për adoptim.





