Detaje të reja kanë dalë nga atentati ndaj 47-vjeçarit Prek Tonaj mbrëmjen e sotme në fshatin Grudë të Shkodrës.
Burime për mediat bëjnë me dije se 47-vjeçari është ekzekutuar në ambientet e një lokali nga një person i maskuar.
Mësohet se viktima në vitin 2011 së bashku me dy shtetas të tjerë po përgatiteshin të kryenin një vrasje që kishte për motiv hakmarrjen.
Ndërkohë, policia e Shkodrës bëri të mundur parandalimin e saj duke arrestuar Ndue Tonaj, banues në fshatin Vuksan, Prek Tonaj, banues në fshatin Grudë e re dhe Ndoc Prela.
Lexo edhe:





