Policia e Shtetit ka paralajmëruar se do të kalojë në sitë të gjithë pasagjerët e linjave ajrore dhe tregtare.
Të gjithë pasagjerët do t’i nënshtrohen kontrolleve përpara se të nisin fluturimet ose të mbërrijnë në Shqipëri.
Duke nisur me aeroportin e Rinasit, Kukësit dhe 4 portet: Durrës, Vlorë, Sarandë e Shëngjin çdo kompani ka detyrim të kalojë listat tek njësia e kontrollit të pasagjerëve.
Ky aksion i Policisë së Shtetit do të kryhet për të parandaluar krimet, trafikun e drogës, pastrim parash dhe terrorizmin.