Një grua 47-vjeçare nga Delvina përndiqej prej kohësh nga një shtetas, rreth shtatë vite më i vogël se ajo.
Pasi bashkëshorti i saj mësoi hisorin, ai lajmëroi edhe shokun dhe të dy bashkë e kanë dhunuar me grushte përndjekësin.
Për këtë arsye, blutë e Delvinës kanë proceduar penalisht përndjekësin, bashkëshortin e 47-vjeçares dhe shokun e tij.
Njoftmi i policisë:
Po nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë u proceduan penalisht shtetasit:
A. H., 40 vjeç, banues në Delvinë, për veprën penale “Përndjekja”;
L. A., 47 vjeç dhe A. T., 27 vjeç, banues në Delvinë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.
Shtetasja E. A., 47 vjeçe, banuese në Delvinë, ka bërë kallëzim se është përndjekur nga shtetasi A. H., të cilin më pas e ka goditur me grushte bashkëshorti i 47-vjeçares, shtetasi L. A. dhe shoku i këtij të fundit, shtetasi A. T.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.





