Një 69-vjeçar është gjetur i vdekur në ambientet e tualetit të një dyqani në qytetin e Elbasanit.

Burime zyrtare të policisë, bëjnë me dije, se 69-vjeçari B. B., është gjetur i vdekur në tualetin e dyqanit të shtetasit L. P.

Nga informacionet paraprake, bëhet me dije se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhuna dhe dyshohet se kemi të bëjmë me një vdekje natyrale.

Njoftimi i policisë:

Elbasan /Informacion paraprak

Më datë 15.02.2022, rreth orës  15:10, në tualetin e dyqanit të shtetasit L. P., banues në lagjen Kala, ka gjetur vdekjen shtetasi B. B., 69 vjeç.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. 69 vjeçari kishte probleme shëndetësore dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.