Detaje të reja janë zbuluar nga ekzekutimi i Edmond Sula, i njohur edhe me emrin Ali Sula, i cili u vra me një plumb në derën e banesës së tij, pak pas mesnatës.
Sipas të dhënave paraprake, 50-vjeçari dyshohet se është qëlluar nga një distancë me armë me precizion të lartë, të pajisur me dylbi.
Në vendngjarje nuk është gjetur asnjë gëzhojë, teksa u vra me një plumb.
Sipas informacioneve paraprake, viktima merrej me shit-blerje pronash. Hetuesit po verifikojnë konfliktet e mundshme të krijuara nga kjo veprimtari, të cilat konsiderohen një nga pistat e hetimit për zbardhjen e motivit të vrasjes.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të krimit.





