Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Kthesën e Kamzës.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti me drejtues shtetasin me inicialet G. I., ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen L. A., 59 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit, shtetasja L. A., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.





