Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët gjatë konferencës për shtyp që po mban me ta në SHBA.
Rama u pyet dhe për kreun e shtetit, për të cilin pritet një vendim nga Gjykata Kushtetuese, nëse do të shkarkohet apo jo.
“Të tjerat janë analiza që nuk janë të vështira për tu bërë, kur ndjek me kujdes dinamikën, duke qenë se Ilir Meta është në gjykim, nuk do të doja që të hyja në këtë grackë që ma ngrite me shumë buzëqeshje. Gjykata Kushtetuese ka nderin që të vëjë në vend, nëpërkëmbjen e Kushtetutës.“, tha Rama.





