Kryeministri Edi Rama ka dhënë parashikimin e tij për zgjedhjet e 6 marsit.

Rama shprehet i bindur se kryedemokrati Lulzim Basha nuk mund të fitojë asgjë në zgjedhjet e pjesshme vendore.

Në një bashkëbisedim me gazetarët në Nju Jork, kreu i qeverisë tha se Basha do i qëndrojë besnik profilit të tij humbës.

Rama nuk ka lënë pa komentuar as “aleancën” mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Presidentit Ilir Meta.

“Lulzim Basha nuk fiton dot asgjë, asnjëherë në asnjë rast. Siç ka humbur gjithmonë do i qëndrojë besnik sërish profilit të vetë, të humbasë përsëri. Aleanca përmes atyre (Berisha-Meta) të dyve është reale dhe është në veprim dhe do intensifikohet në vijim që të përkufizohet ngjashëmëria e tyre në raport me planetin” – tha Rama.