Ambasadorja Amerikanë në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar për herë të parë pasi ditën e sotme Presidenti i Republikës Ilir Meta dekretoi emërimin e gjyqtares më të re në Gjykatën e Lartë, Arbena Ahmeti.
Në një postim në “Twitter”, Kim shkruan se mirëpret bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet institucioneve për zbatimin e reformës në drejtësi, përfshirë emërimin e sotëm nga Presidenca. Sipas saj, rritja e funksionalitetit të Gjykatës së Lartë e lejon që të emërojë edhe një gjyqtar për Gjykatën Kushtetuese.
“Mirëpresim bashkëpunimin e vazhdueshëm të institucioneve për të vënë në zbatim reformën në drejtësi, përfshi edhe emërimin nga Presidenca të gjyqtarit të dhjetë në Gjykatën e Lartë. Rritja e funksionalitetit të Gjykatës së Lartë e lejon që të emërojë edhe një gjyqtar për Gjykatën Kushtetuese”, tha Kim.





