Dy persona janë arrestuar nga policia në Kavajë. Në pranga kanë rënë Gledian Caushi 30-vjeç, pronar i një lokali dhe kamerieri.

Policia bën me dije se i riu 17-vjeçar Ani Shahollari i cili punonte si kamerier i ka shitur një klienti një sasi lënde narkotike në ambientet e lokalit.

Policia procedoi penalisht dhe personin që iu shit sasia e lëndës narkotike nga kamerieri.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në aparatit celular të Ani Shahollarit, u gjetën programe për lojëra fati. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.