Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të mos shkarkuar presidentin Ilir Meta.

Basha tha se vendimet e Kushtetueses janë vendime që nuk komentohen.

Nuk kam asnjë komenton për vendimin e gjykatës Kushtetuese, sepse nuk është vendim i cili komentohet. Mund t’ju them se për ne theksi edhe sot edhe nesër, deri në zbardhjen e plotë të skandalit më të madh të këtyre 30 viteve, është prioriteti kryesor” tha ai.