Një nga protestueset, banore e zonës së 5 Majit në kryeqytet, ka hyrë sot me vrap brenda perimetrit të Kuvendit, ndërkohë që mbahet seanca plenare.
Ajo ka kërkuar të takojë ish-kryeministrin Sali Berisha dhe e ka pritur atë deri sa ka dalë nga salla e Kuvendit.
Pasi arriti të hyjë brenda perimetrit të Kuvendit, protestuesja u ul këmbëkryq në tokë dhe foli për mediat.
Aty ajo kërkoi të takohet me Berishën për të shprehur pakënaqësitë që kanë banorët që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe.





