Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka njoftuar ndarjen nga jeta të ish-kryebashkiakut të Memaliajt, Lulzim Meçi.

Ai i shpreh ngushëllimet familjes së Meçit, i cili ishte edhe kryetar i Partisë Agrare Ambietaliste Gjirokastër deri në momentin që u nda nga jeta.

“Sot është larguar nga kjo jetë  miku, bashkëpuntori, familjari i devotshëm  Lulzim Meçi.

Më lejoni në emër të PAA, ti shpreh ngushëllimet e ndjera bashkëshortes, fëmijëve e të afërme  për këtë humbje të madhe të njeriut tonë të dashur dhe të paharruar Lulzim Meçi.

Lamtumirë Kolonel Luli. Pushoftë shpirti yt në paqe”, shkruan ndër të tjera Agron Duka.

Postimi i plotë: