Partia Demokratike ka reaguar për ish-kryeministrin Sali Berisha i cili ishte sot në Dibër për të prezantuar Premtim Kryemadhin, kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë” më 6 Mars.
Në një video-mesazh të publikuar në “Facebook”, PD thekson se kandidati i Berishës në Dibër përfaqësonë korrupsionin që po e mban peng Shqipërinë dhe se është njeriu i zgjedhur nga Ulsi Manjes dhe po punon për të.
Reagimi i plotë:
Non Grata vazhdon sulmet kundër demokrateve. Kandidati i Shtëpisë së Ilirit, ne Diber përfaqësojnë korrupsionin që po e mban peng Shqipërinë, është njeriu i zgjedhur nga Ulsi Manjes dhe po punon për të. Sepse gruaja e kandidatit të Shtëpisë së Ilirit, nuk i hetoi ministrat dhe zyrtarët e Edi Ramës që u kapën duke blere votat ne Diber.
Non-grata dhe Meta po i poshterojne dibranet me burrin e prokurores Belina Zeneli, e cila nuk ka kryer asnjë veprim verifikimi në lidhje me mbi 300 kallëzime të bëra nga qytetarët dibranë, duke i lënë ata pa drejtësi për hallet e tyre.
Demokratët dhe qytetarët dibranë nuk d të pranojnë kurrë njerëz të tillë. Ata e dinë se nëse zgjedhim Berishën dhe Metën, mbajne Ramën.





