Një i ri në Përmet është ndaluar nga policia, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka përndjekur një 14-vjeçare.
Uniformat blu bëjnë e dije se përkatësisht është ndaluar A. Z., 24, banues në Përmet, për veprën penale “Përndjekja”.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet bënë ndalimin e shtetasit A. Z., 24, banues në Përmet, për veprën penale “Përndjekja”, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka përndjekur një shtetase 14 vjeçe”, njofton policia.





