Policia greke ka arrestuar një 20-vjeçar shqiptar, pasi dyshohet se është autori i një grabitje me armë në një karburant.
Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur të premten (18 shkurt) në zonën e Kalamarisë në Selanik.
I riu shqiptar sëbashku me një person tjetër, hynë në një dyqan dhe nën kërcënimin e armës kanë vjedhur një shumë parash dhe janë larguar.
20-vjeçari është arrestuar mbrëmjen e djeshme në zonën e Selanikut Lindor.





