Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në Gjazë të Divjakës, ku një prej banorëve të kësaj zone është aksidentuar me motor duke dalë nga rruga dhe duke përplasur kokën në bordurë.
Lajmin e ka bërë të ditur deputeti socialist Erion Braçe, i cili ka postuar pamjet në llogarinë e tij në Instagram bashkë me shkrimin ku bën thirrje që personat të cilët i japin motorit të vendosin gjithmonë maskë.
Postimi i plotë:
E rëndë! Sapo, tani!
Aksident me motor në Gjazë, banori i Gjazës ka gjetur vdekjen! Ka dalë nga rruga dhe është përplasur me kokë në bordurë! Humbi jetën rrugës për në spital.
Unë nuk di çfarë të them më! Nuk vlen motori se sa jeta oooo njerëz të mirë! Një kaskë në kokë do u shpëtonte jetën! Më dëgjoni! Mos refuzoni! Vini maskat në kokë nëse doni të ngisni motorët. Su ka faj as policia e as Erion Braçe.






