Vihen në pranga 4 shtetas që u kapën në flagrancë duke shkëmbyer lëndë narkotike.

Sekuestrohen 1 armë gjahu, municion luftarak, 1.3 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 peshore elektronike për peshimin e lëndës narkotike, shuma 100.000 lekë të rinj me të cilën do blihej lënda narkotike, 3 automjete, 7 aparate celulare dhe 2300 euro që u gjetën gjatë kontrollit në banesat e shtetasve të arrestuar.

Po gjatë operacionit, Policia bllokoi dhe dy armë zjarri pistoleta, të cilat do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë, për ekzaminime të mëtejshme, për të parë nëse janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.

Policia e Fierit ka organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Dërmënasi”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve B. D., 34 vjeç dhe R. K., 38 vjeç, banues në Kurjan; I. G., 30 vjeç dhe K. G., 24 vjeç, banues në Dërmënas.

Katër shtetasit e arrestuar janë kapur gjatë operacionit, në fshatin Fermë Çlirim, në momentin e shkëmbimit të lëndës narkotike.

Gjithashtu filloi procedimi penal për shtetasin L. G., 29 vjeç, banues në Dërmënas, pasi gjatë kontrollit të banesës iu gjet një armë gjahu.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.