Një 37-vjeçar është arrestuar në Berat pasi akuzohet për 2 vjedhje.

Më konkretisht sipas burimeve Klodian Eskiu pasi ka grabitur një dyqan, në pronësi të shtetasit Edison Xhangolli, i ka vënë flakën për të humbur gjurmët.

Kanë qenë banorët të cilët kanë parë flakët dhe më pas kanë lajmëruar policinë. Kjo e fundit ka mbërritur në kohë dhe ka arritur të shuaj zjarrin vetëm me një fikse zjarri.

Ndërkohë duke këqyrur kamerat e bizneseve përreth policia ka mundur të zbuloj autorin e grabitjes së dyqanit. Pas arrestimit gjurmët e gishtave nxorrën zbuluar 37-vjeçarin për një tjetër grabitje .

Ai dyshohet se në një banesë ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash.

Materialet iu referuan Prokurorisē së qarkut dhe po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.