Banorët e “5 Majit” janë përplasur ditën e sotme me punonjës të policisë për të kundërshtuar shembjen e banesave të tyre.

Gjatë përplasjes janë plagosur tetë policë, pesë punonjëse të Policisë së Shtetit dhe 3 punonjës të Policisë Bashkiake.

Ata kanë marrë dëmtime nga sende të forta dhe lëndë djegëse dhe ndodhen në Spitalin e Traumës duke marrë ndihmën mjekësore.

Policia e Tiranës ka shoqëruar disa persona në komisariat