Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin gjatë dëshmisë së tij në Komisionin Hetimor Parlamentar për Inceneratorët.

Teksa kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku, e ka pyetur Ramën për Tahirin dhe ministrat e tjerë, duke i thënë se po i hedh të tijët poshtë, kur thotë se “përgjegjësia është individuale”, me të njëjtën gjuhë i është përgjigjur edhe kryeministri, i cili i tha se edhe Tabaku e hodhi poshtë atë që e ngriti, pra Sali Berishën.

Rama: Tahirin shokun e klasës e sollët ju është objekt në hetim Saimir Tahiri? Unë nuk thashë pse e solle por më lër të jap përgjigje. Jo mo jo s’ka nga ata 8 vjet, kush është si tha ai bishti i qenit kap bishtin e qenit. Për krenarinë dhe për Saimir Tahirin ta them hapur prap se s’kam asnjë problem. Jam shumë krenar për punën që kam bërë me Saimir Tahirin dhe në punën që ka bërë Tahiri me mua nuk hyn asgjë për të cilat Tahiri ka hyrë nën akuza.Për çfarë një ministër bën jashtë kuadrit të marrëdhënieve me mua e punës që kemi bashkë, është përgjegjësi individuale që cke me atë punë.

Tabaku: Të gjithë po i hedh.

Rama: Ça domethënë kjo që të gjithë po i hedh. Po ti hodhe kreshnikun e madh dhe nuk të thotë njeri që e hodhe gjithë atë kreshnik Sali Berishën e hodhe sikur të ishte askushi. Ti hodhe Sali Berishën që të ngiriti se nuk ishe asgjëkundi. Ti shif veten sa do të mbajë Luli mos më qaj hallin tim. Do rrimë gjatë këtu se do nxjerrim lekët 430 mln euro o do sqarohen sot o…Kështu zonja Topalli, zonja Tabaku më fal ndjesë.

Kur një bashkëpunëtor bën pas krahëve çdo gjë që nuk hyn fare në detyrimet ligjore e mënyrën si e kuptoj unë këtë punë, ne ecim para bëjmë punët.