Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka ngritur një sërë pyetjesh dhe zbulimesh që partia e saj ka depozituar në SPAK për skandalin e Inceneratorëve.
Kryemadhi shkruan se ndaj Kryeministrit Rama duhet të ishin ngritur pyetje më të fortë për atë që ajo e quan afera më e madhe korruptive e historisë së shtetit shqiptar.
Ajo shkruan se vetëm në Elbasan është bërë një dëm prej 7 milion dollarë, në Fier 6 milionë Dollarë, kurse në Tiranë sipas saj 32 milionë Euro.
Postimi i plotë i Kryemadhit:
Edhe gazetari më pa eksperiencë do të kishte drejtuar pyetje më të forta kryeministrit të vendit, për aferën më të madhe korruptive në historinë e shtetit shqiptar.
Ndiqni paranë! Pastaj procedurën dhe pyetjet mbi botëkuptimin politik e artistik të kryeministrit. Qytetarët shqiptarë presin të kuptojnë ku kanë shkuar taksat e tyre!
NGA KONCESIONI I INCENERATORIT TË ELBASANIT SHPËRDORIMI I PARAVE SHKON NË VLERËN 7 MILIONË DOLLARË:
- Kompanitë fiktive të Ministrit Koka kanë marrë 409 112 760 Lekë.
- Kompanitë fiktivë kanë faturuar 243 878 136 Lekë; faturime me synim justifikimin e fryrjes së kostove dhe mashtrimin me TVSH.
- Për kosultime Zoto-Zoto dhe Stela-Stela janë harxhuar 57 960 003 Lekë.
- Për udhëtime janë harxhuar 7 420 535 Lekë.
NGA KONCESIONI I INCENERATORIT TË FIERIT SHPËRDORIMI I PARAVE SHKON NË VLERËN 6 MILIONË DOLLARË:
- Kompanitë fiktive të Ministrit Koka kanë marrë 185 746 071 Lekë.
- Kompanitë fiktivë kanë faturuar 220 864 906 Lekë; faturime me synim justifikimin e fryrjes së kostove dhe mashtrimin me TVSH.
- Për kosultime Zoto-Zoto dhe Stela-Stela janë harxhuar 185 746 071 Lekë.
- Për udhëtime janë harxhuar 3 272 803 Lekë.
NGA KONCESIONI I INCENERATORIT TË TIRANËS (INTEGRATED ENERGY BV SPV) SHPËRDORIMI I PARAVE SHKON NË VLERËN 2 MILIONË DOLLARË:
- Kompanitë fiktive të Ministrit Koka kanë marrë 60 000 000 Lekë.
- Për kosultime Zoto-Zoto dhe Stela-Stela janë harxhuar 65 800 000 Lekë.
- Për udhëtime janë harxhuar 80 428 377 Lekë.
NGA KONCESIONI I INCENERATORIT TË TIRANËS (ITS) SHPËRDORIMI I PARAVE SHKON NË VLERËN 30 MILIONË DOLLARË:
- Kompanitë fiktive të Ministrit Koka kanë marrë 191 246 035 Lekë.
- Kompanitë fiktivë kanë faturuar 2 573 373 112 Lekë; faturime me synim justifikimin e punimeve që e ka kontraktuar Integrated Energy BV SPV dhe mashtrimin me TVSH.
- Për kosultime Zoto-Zoto dhe Stela-Stela janë harxhuar 191 246 935 Lekë.
- Për udhëtime janë harxhuar 94 943 292 Lekë.
Ja pse Rama nuk ndalon pagesat për inceneratorët. Ja pse Veliaj ka firmosur në shpërdorim detyre për plan pagesat e koncesionit 30 vjeçar.
Këto të dhëna i ka SPAK. Topi tashmë i përket drejtësisë së re!





