Ukraina ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Rusinë pas nisjes së pushtimit.

Lajmin e ka bërë me dije presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një konferencë për shtyp në këto orë kritike që po kalon vendi i tij.

Gjithashtu se Presidenti ukrainas Zelenskyy ka lajmëruar qytetarët se do të pajisë me armë këdo që dëshiron.

Kujtojmë që një ditë më parë, parlamenti ukrainas miratoi projektligjin që i lejon qytetarët të mbajnë një armë dhe t’i përdorin ato në rast nevoje.