Shqipëria dënon sulmet ushtarake të Rusisë ndaj Ukrainës. Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Mimi Kodheli, tha se Shqipëria i bashkohet thirrjeve të SHBA-së dhe BE-së që Rusia të tërheqë trupat nga Ukraina, duke theksuar se në këtë mënyrë po krijon rrezik në Europë.

Kodheli tha se Shqipëria dhe SHBA janë bashkë-penë-mbajtëse për çështjen e Ukrainës në Këshillin e Sigurimi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, gjë e cila sipas saj, është një garanci për mbrojtjen e qytetarëve ukrainas.

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm theksoi se sulmet ruse kanë shkelur ligjet ndërkombëtare të paqes dhe për këtë arsye Shqipëria i bashkohet partnerëve për të sanksionuar Rusinë.