Ministria ruse e Mbrojtjes ka dalë me një deklaratë duke pohuar se trupat e saj ushtarake po mbajnë uzinën bërthamore të Çernobilit për ta “mbrojtur atë”.

Sipas tyre, Rusia po e bën këtë për të siguruar që “grupet nacionaliste dhe organizatat e tjera terroriste nuk mund të përdorin situatën në vend për të organizuar një provokim bërthamor”.

Rusia tha gjithashtu se nivelet e rrezatimit në zonën përreth uzinës ishin normale dhe se stafi po vazhdonte të monitoronte nivelet e radioaktivitetit.

Trupat ruse uzurpuan centralin famëkeq bërthamor të enjten, kur edhe lufta ruse ne Ukraine nisi.

Luftimet kanë rritur frikën se mund të shkaktohet ndonjë katastrofë bërthamore e shkallës së gjerë, kanë thënë zyrtarët ukrainas.

Në uzinën, e cila gjendet 130 kilometra në veri të Kievit, reaktori që dikur ka shpërthyer, tani është i mbuluar me strehë mbrojtëse për të parandaluar rrezatimin.