Policia e Vlorës ka ngritur pika kontroll në katër zona të qytetit, me qëllim arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë dhe që mbajnë armë pa leje.
Postblloqet janë ngritur në katër zona, në Skelë, rrugën Transballkanike, lagjen 10 korriku dhe në hyrje të autostradës.
Po ashtu në fokus të policisë janë edhe makinat me xhama të zinj.