Ukraina ndodhet në ditën e dytë të pushtimit nga Rusia dhe forcat ushtarake ukrainase po bëjnë gjithçka për të mbrojtur atdheun e tyre.
Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se do të ndihmojnë me paisje mbrojtëse Ukrainën. Macron shkroi se Franca do t’i sigurojë Ukrainës një ndihmë shtesë buxhetore prej 300 milionë euro dhe do të sigurojë materialin mbrojtës që i nevojitet.
Gjithashtu presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy me anë të një postimi në rrjetet sociale njoftoi se Suedia do i ofrojë ndihmë ushtarake teknike dhe humanitare ukrainës.
“Suedia ofron ndihmë ushtarake, teknike dhe humanitare për Ukrainën. Faleminderit Suedi për mbështetjen e saj efektive. Ndërtimi i një koalicioni anti-Putin së bashku” shkroi Zelenskyy në tëitter.





