Oksana prej vitesh jeton dhe punon në Tiranë në një kompani për shitje pronash.

Kohët e fundit ajo ka bërë shumë dalje publike në mediet e Tiranës për të folur për vendin e saj të lindjes Ukrainën, që ndodhet në situatë lufte.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka u ka bërë apel shqiptarëve që nëse kanë mundësi, të strehojnë ukrainas që kanë mbetur në vendin tonë.