Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit reshje ka pasur vetëm në Rajonin Verior, me intensitet të dobët dhe pa sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve.
ARRSH njofton se kontraktorët kanë qenë në terren për pastrimin dhe për shpërndarjen e kripës në të gjitha akset me prezencë bore.
Ndër të tjera këshillon drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore, të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.