Nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabak tha se PD do të depozitojë një padi në SPAK me fakte të tjera që lidhin kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, me inceneratorin e kryeqytetit. 

Gjatë një deklarate për mediat nga selia blu, Tabaku tha se Veliaj gjatë dëshmisë së tij në komisionit hetimor u kap në dëshmi të rreme.

Unë jam këtu për t’ju informuar që sot menjëherë pas kësaj konference PD do të dorëzojë fakte shtesë në organin e akuzës, në SPAK për sa i përket Erion Veliaj”, tha Tabaku.

Deklarata e Jorida Tabakut:

Komisioni i Inceneratorëve ka vërtetuar atë që PD ka thënë që në krye të herës gjatë kësaj kohe, qeveria ‘Rama” i vodhi shqiptarëve 430 mln euro.

Unë jam këtu për t’ju informuar që sot menjëherë pas kësaj konference PD do të dorëzojë fakte shtesë në organin e akuzës, në SPAK për sa i përket Erion Veliaj.

Do të fillojmë sot me Erion Veliaj i cili ishte personi qe gjatë dëshmisë së tij në komisionit hetimor u kap në dëshmi të rreme.

Cilat janë faktet e reja?!

Z.Erion Veliaj ka qenë i informuar në projektin e inceneratorit të Tiranës që në Datë 28.06.2016 ku në ppërgjigje të kërkesës së koapmnsië që fiton kocneisonin ai informohet për një studim ku pjesa takuese e Bashkisë Tiranë, në kosto është 91 mln euro.

Në 5 shtator të 2016 ngrihet komisioni për dhënien me koncesion të inceenratorti të Tiranës, ku Bashkia e Tiranës ka dy përfaqësues të saj,  Taulant Tusha dhe Namik Simixhi.

Në kundërshtim me ligjin për pushtetin vendor, Erion Veliaj kthen një përgjigje që unë e kam këtu, në emër të Bashkisë Tiranë, me kostot e buxhetit 91 mln euro.

Por njëkohësisht ne emër të Qarkut Tiranë, pa dërguar kërkesën e ministrisë së Mjedisit dhe projektin në Këshilit Bashkiak Tranë. Pra ka miratuar një projekt në kostot e buxhetit të bashkisë Tiranë 91 mln euro pa mbledhur Këshillin Bashkiak.