Kruja është zgjuar mëngjesin e sotëm e mbuluar me borë.
Reshjet kanë nisur gjatë orëve të para të mëngjesit, ndërsa ka mbuluar çatitë e qytetit turistik.
Deri më tani niveli i borës është pak centimetra, por temperaturat tashmë janë ulur ndjeshëm. Gjithashtu qyteti është përfshirë nga era e fortë e cila vështirëson lëvizjen e këmbësorëve në qytet.