Presidenti Volodymyr Zelenskiy, i ka bërë thirrje Rusisë se duhet të ndalojë bombardimet e qyteteve të Ukrainës përpara se të fillojnë bisedimet për një armëpushim, raporton Reuters.

Duke folur në një intervistë në një kompleks qeveritar të ruajtur nga forcat të shumta, Zelenskiy u kërkoi anëtarëve të NATO-s të vendosin një zonë ndalim-fluturimi për të ndaluar forcat ajrore ruse.

Ai këmbënguli se një zonë ndalim-fluturimi do të ishte një masë parandaluese dhe nuk synonte të tërhiqte aleancën e NATO-s në luftë me Rusinë.

Me heret Presidenti i Ukrainës i ka kërkuar sërish Bashkimit Evropian që ta bëjë pjesë të tij. Në video-konferecën me Parlamentin Evropian Zelensky bëri apel për anëtarësim në BE dhe për të cilin mori duartrokitje të shumta.