Fshatrat shqiptare në Ukrainë nën breshërinë e bombave ruse.
Pasditen e sotme janë bombarduar fshatrat shqiptare rreth Odeses në Ukrainë.
Qindra banorë të këtyre fshatrave kanë braktisur shtëpitë e po largohen për të shpëtuar.
Pushtimi rus ka bërë që mjaft prej shqiptarëve të Odesës të largohen në drejtim të Polonisë dhe Rumanisë.
Mësohet se shumë shqiptarë të këtyre fshatrave i janë bashkuar rezistencës dhe po luftojnë kundër pushtimit rus.





