Ambasadorja e SHBA-ve në Titanë, Yuri Kim ka reaguar pasi ditën e djeshme në mënyrë unanime Kuvendi miratoi rezolutën për Ukrainën.
Në një postim në Twitter ajo shprehet se mirëpret rezolutën unanime të Parlamentit që mbështet sovranitetin, integritetin territorial dhe demokracinë e Ukrainës, duke dënuar pushtimin e shkeljet e ligjit ndërkombëtar dhe sigurisë evropiane.
“Ne mirëpresim rezolutën unanime të Parlamentit që mbështet sovranitetin, integritetin territorial dhe demokracinë e Ukrainës; duke dënuar pushtimin e shkeljet e ligjit ndërkombëtar dhe sigurisë evropiane; duke mbështetur një koordinim të fortë. Ne #QëndrimMeUkrainën”, shkruan Kim





