Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg ka deklaruar së fundmi se nëse sulmet shkojnë përtej Ukrainës atëherë situata do jetë jashtë kontrollit për të gjitha vendet.
“Ne kemi një përgjegjësi për të siguruar që konflikti të mos përshkallëzohet dhe të mos përhapet përtej Ukrainës, gjë që do të ishte edhe më e rrezikshme dhe shkatërruese dhe akoma më vdekjeprurëse. Situata do të dilte jashtë kontrollit.”- kështu u shpreh ai në një konferencë për shtyp gjatë një vizite në Letoni.





