Autoriteti Rrugor Shqiptar ka sqaruar situatën për hyrje-daljen në zonën e Paprit, në autostradën e re Elbasan-Rrogozhinë. Sipas institucionit, Papri nuk do të mbetet pa lidhje me autostradën, pasi projekti parashikon ndërtimin e një nyjeje të re.
ARRSH bënë me dije se kjo nyje do tu shërbejë banorëve të Paprit, Cërrikut dhe zonave përreth. Megjithatë, ajo nuk po ndërtohet në fazën aktuale të punimeve, pasi nuk është përfshirë në kontratat që janë duke u zbatuar.
Ndërtimi i saj do të bëhet në një fazë të mëvonshme, në vijim të projektit. Autoriteti u ka bërë thirrje qytetarëve që për informacionet mbi projektin tu referohen njoftimeve zyrtare.





