Britania do të ndalojë importet ruse të naftës.

Gjithashtu, pritet që kryeministri Boris Johnson të dalë në një komunikim këtë të martë, në lidhje me ndalimin për importet e naftës dhe gazit rus, një vendim të cilin më herët e komunikoi edhe Amerika.

Ndalimi i Mbretërisë së Bashkuar do të zbatohet në faza gjatë muajve të ardhshëm dhe nuk do të mbulojë gazin rus, shkruajnë mediat e huaja.

Nga ana tjetër Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka bërë thirrje për një bojkot global të të gjitha produkteve ruse, përfshirë edhe naftën.