Kandidati i Partisë Demokratike për zgjedhje e 6 marsit në Shkodër, Xhemal Bushati ka deklaruar se kryedemokrati Lulzim Basha nuk duhet ta japë në asnjë mënyrë dorëheqjen nga drejtimi i selisë blu.
Bushati tha se lidership më të ri se Lulzim Basha nuk ka deri më tani në Partinë Demokratike dhe sipas tij do të bëhet një analizë për atë çfarë ndodhi në zgjedhjet e së dielës.
“Përse duhet të japë dorëheqjen Basha? Është e vërtetë do të bëjmë analizën për zgjedhjet, po iku Basha nuk ka lidership”, tha Bushati.





