Pas rritjes rekord të çmimit të naftës ka reaguar dhe presidenti i vendit Ilir Meta i cili bën thirrje që të ndalet menjëherë ky abuzim nga ana e qeverisë.
Në një postim në “Facebook” presidenti shkruan se ukrainasit në luftë e blejnë naftën me 1 euro, ndërsa shqiptarët me 2.2 euro.
Postimi i Metës:
“Ukrainasit në luftë e blejnë naftën 1 euro/litër, shqiptarët në paqe me 2.2 euro/litër.
Edhe sipas raportit të “Global Petrol Price”, të datës 7 mars 2022, 1 litër naftë në Shqipëri kushton më shtrenjtë se:
Në Slloveni 1.75 USD/litër
Në Kroaci 1.65 USD/litër
Në Rumani 1.6 USD/litër
Në Serbi 1.57 USD/litër
Në Bullgari 1.55 USD/litër
Rritja abuzive dhe e shfrenuar e çmimit të karburanteve duhet të ndalet menjëherë!
Babëzia me justifikim luftën është e papranueshme!”,





