Më shumë se dy milionë njerëz janë larguar deri tani nga Ukraina për shkak të pushtimit rus, bëjnë me dije Kombet e Bashkuara (OKB).

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët e ka quajtur këtë krizën më të madhe të refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Por në cilat vende po ikin refugjatët e Ukrainës?

BBC shkruan se refugjatët po kalojnë në vendet fqinje në perëndim të vendit të tyre, si Polonia, Rumania, Sllovakia, Hungaria dhe Moldavia.

Një numër shumë më i vogël kanë shkuar në Bjellorusi.

OKB-ja thotë se që nga 8 marsi:

Polonia ka pranuar 1,294,903 refugjatë
Hungaria 203,222
Sllovakia 153,303
Rusia 99,300
Rumania 85,444
Moldavia 82.762
Bjellorusia 592

Më shumë se 235,000 njerëz kanë shkuar në vende të tjera evropiane, thotë OKB.