Kryeministri Edi Rama do të jetë live ditën e sotme në Facebook për të bashkëbiseduar online me qytetarët. Në fokus do të jetë kriza ndërkombëtare e energjisë dhe impakti i luftës mbi naftën.
“Le ta dëgjojmë njëri-tjetrin”, thotë kryeministri në foton që ka postuar në rrjetet sociale.
Takimi virtual i Ramës me qytetarët pritet që të zhvillohet në orën 18:30.
Kujtojmë që ditën e djeshme para Kryeministrisë u zhvillua një protestë në lidhje me rritjen e çmimeve të naftës dhe produkteve ushqimore.





