Presidenti rus Vladimir Putin ka diskutuar sërish situatën në Ukrainë. Mësohet se sot ai ka bërë një bisedë telefonike me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.
Lajmi është konfirmuar nga Kremlini.
Një zyrtar i qeverisë gjermane konfirmoi gjithashtu bisedimet, duke thënë se Scholz dhe Macron i bënë thirrje Putinit që të zbatojë menjëherë një armëpushim.
Kujtojmë se sot u takuan në Turqi dy ministrat e Jashtëm, ai rus dhe ai ukrainas, por që ky raund i katërt i bisedimeve ka dështuar.





