Menjëherë pasi kërkoi dorëheqjen e Lulzim Bashës pas disfatës së 6 marsit, deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj duket se i është bashkuar grupit të Sali Berishës.

Gjekmarkaj është fotografuar bashkë me deputetët e Komisionit të Rithemelimit Flamur Noka dhe Edi Paloka.

Kujtojmë se Gjekmarkaj ishte ndër të parët që dha dorëheqjen nga fuksionet e PD pas humbjes në zgjedhjet e 6 marsit.