Studentët e Universitetit Bujqësor janë mbledhur në protestë mëngjesin e sotëm, për të kërkuar uljen e çmimeve.

Përpara ambientit të universitetit, ata janë bashkuar për të protestuar, teksa brohorasin “Të bashkuar si një komb”.

Më herët studentët e Universitetit të Tiranës, paralajmëruan se do të ngrihen në protestë ditën e sotme ne orën 16:30, për të kërkuar uljen e çmimeve.

Po ashtu edhe studentët e Durrësit pritet t’i bashkohen protestës që do të vazhdojë sot në ditën e tretë të saj.

Njoftimi është ndarë në rrjetet sociale, ku kërkohet që të gjithë studentët të bashkohen në protestë.